Shpërndaje në: Një nga momentet më të shpërndara nga finalja e Kupës së Botës është koflikti që përfshiu, Gavin dhe Leandro Paredesin. Mesfushori argjentinas, Paredes, është përballur me kritika të shumta në rrjetet sociale. Është quajtur “humbës i keq” pas reagimit pas finales. Ishte në fakt momenti më i shëmtuar i finales. Derisa spanjollët po festonin, Paredes humbi plotësisht qetësinë.
Ai fillimisht u përball me Eric Garcian. E kapi mbrojtësin spanjoll në qafë, në një përpjekje të dukshme për ta frikësuar atë, shkruan “Marca”. Gavi menjëherë ndërhyri për ta mbrojtur bashkëlojtarin dhe kjo shkaktoi reagim edhe më agresiv nga Paredes. Gjatë përleshjes, mesfushori i Barcelonës u shty përtokë, pavarësisht përpjekjeve të Thiago Almadas për të qetësuar situatën.
Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Spanja pa lojtarë të Real Madridit në Botëror Paredes shfaqi shenja mos-kontrolli edhe gjatë lojës. Dhe ai mori karton të kuq pas fundit të ndeshjes. Gavi publikoi një fotografi në rrjetet sociale, të cilën “Marca” e ka quajtur reagim për atë që ndodhi në fushë. “Unë ende po ëndërroj… Ne jemi … KAMPIONË TË BOTËS”, shkroi Gavi.
