Punime në 12 lokacione të Mitrovicës, këto lagje mund të mbesin pa ujë

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët: “Fahri Aliu”, “Agim Ramadani – Katana”, “Blerim Durmishi”, “Ujmani” në Koshtovë, “Enver Haliti”, “Nezir Mifatri”, në fshatin Frashër, lagjen “2 Korriku” dhe në Parkun e Qytetit. Ndërsa, në rrjetin e kanalizim në rrugët “Mbretëresha Teuta”, “Dan Doroci”, si dhe në fshatin Tunel i Parë.

KRU-ja bën të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konsumatorëve u rekomandohet që, nëse uji është i turbullt, ta lënë të rrjedhë për disa minuta derisa të pastrohet dhe të rikthehet në gjendje normale.

Burimi: Telegrafi