Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare ish-finalistja e ‘Miss Universe

0%

LaToya Malcolm, ish-finaliste e Miss Universe Jamaica, aktore dhe kërcimtare, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga organizata Miss Universe Jamaica përmes një postimi në Instagram, ku shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit e saj.

Malcolm kishte marrë pjesë në konkursin Miss Universe Jamaica 2024, ndërsa po atë vit fitoi edhe titullin Miss Jamaica Bikini International 2024. Organizata e përshkroi atë si një grua të talentuar dhe krenare që përfaqësoi denjësisht skenën e bukurisë në Xhamajkë.

Përveç angazhimit në konkurset e bukurisë, LaToya ishte aktore dhe artiste me më shumë se një dekadë përvojë në industrinë e argëtimit. Gjithashtu punoi si instruktore kërcimi dhe u përkushtua në projekte që mbështesnin të rinjtë. Malcolm ishte e përfshirë edhe në projektin “Transition”, i cili synonte t’u ofronte të rinjve trajnime dhe mbështetje për t’u përballur me ndryshimet në jetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Edhe Miss Universe Jamaica, Gabrielle Henry, shprehu dhimbjen e saj, duke thënë se ndikimi dhe zëri i LaToyas nuk do të harrohen kurrë.

Burimi: Telegrafi