Konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me rënien

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Një studim i ri i publikuar nga American Academy of Neurology sugjeron se konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me përkeqësim më të shpejtë të kujtesës dhe aftësive të të menduarit, ka shkruar NewsNationNow.

Studiuesit analizuan të dhënat e afro 13 mijë të rriturve, duke vlerësuar përdorimin e shtatë ëmbëltuesve të njohur si aspartam, sakarinë, acesulfam K, eritritol, ksilitol, sorbitol dhe tagatozë.

Sipas autorëve të studimit, personat që konsumonin sasi më të mëdha të këtyre ëmbëltuesve shfaqën 62 për qind rënie më të shpejtë të funksioneve të aftësive njohëse, krahasuar me ata që konsumonin më pak. Edhe pjesëmarrësit me konsum mesatar kishin rënie 35 për qind më të shpejtë. “Ëmbëltuesit me pak ose pa kalori shpesh konsiderohen një alternativë e shëndetshme ndaj sheqerit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, gjetjet tona sugjerojnë se disa prej tyre mund të kenë efekte negative në shëndetin e trurit me kalimin e kohës”, ka thënë autorja kryesore e studimit, doktoresha Claudia Kimie Suemoto nga Universiteti i Sao Paulos Lidhja mes konsumimit të ëmbëltuesve dhe rënies së funksioneve njohëse ishte e dukshme, sidomos te personat me diabet, të cilët përdorin më shpesh zëvendësues të sheqerit.

“Ani pse gjetëm lidhje me rënien e aftësive njohëse si te personat me diabet ashtu edhe te ata pa diabet, njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa të përdorin ëmbëltues artificialë në vend të sheqerit”, ka shtuar Suemoto.

Edhe Lifestyle 12 o. më parë Kafeja mund ta ndihmojë trupin të luftojë plakjen dhe stresin Sipas studiuesve, studimi tregon vetëm një lidhje dhe nuk provon se ëmbëltuesit artificialë janë shkaku i drejtpërdrejtë i rënies së kujtesës. Nevojiten studime të tjera për të konfirmuar këto rezultate.

Ëmbëltuesit artificialë gjenden shpesh në pijet dhe ushqimet të shumëpërpunuara, por shiten edhe veçmas për t’u përdorur në kafe, çaj, gatim dhe ëmbëlsira.

Burimi: Koha