Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

0%

Aksidentet në Kosovë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, ku numri i aksidenteve fatale ka shënuar rritje. Rastet e aksidenteve, sipas ekspertëve të sigurisë, përbëjnë shqetësim serioz, prandaj bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente dhe hartimin e strategjive për më shumë siguri në rrugë. “Ajo që është urgjente për institucionet tona është krijimi i strategjisë së sigurisë rrugore.

Në kuadër të krijimit të kësaj strategjie merren pastaj edhe masat për hulumtimin e aksidenteve dhe faktorëve që ndikojnë në aksidente, si dhe krijimi i masave preventive”, ka thënë Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit Ndër faktorët e aksidenteve, ekspertët përmendin edhe faktorin njeri. “Jo vetëm ulja e shpejtësisë, por edhe kujdesi gjatë vozitjes.

Të mos pengohet mjeti tjetër gjatë lëvizjes. Kuptohet që duhet të respektohen shenjat në komunikacion, të mos përdoret telefoni, por mbi të gjitha të kemi kujdes gjatë vozitjes”, tha për RTK-në Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thonë se fokusi i tyre është mirëmbajtja sistematike e rrjetit ekzistues, përmirësimi i standardeve teknike dhe eliminimi i çdo elementi që mund të paraqesë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Ata theksuan se janë duke punuar intensivisht në hartimin, përditësimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave për sigurinë rrugore, të cilat synojnë krijimin e sistemit të modernizuar të menaxhimit të sigurisë në komunikacion që ndikojnë dhe uljen e numrit dhe rrezikut të aksidenteve.

Ndërkohë, për parandalimin e aksidenteve, Policia thekson se në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bën fushata ndërgjegjësuese dhe, si masë parandaluese e ndëshkuese, gjobit shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas Policisë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 45 aksidente fatale me 46 persona të vdekur.Ndërkaq, u shenuan mbi 10 mijë të tjera. Megjithëse, sipas Policisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie prej 4.77%, teksa numri i gjobave është rritur për 5.82%.

Burimi: Telegrafi