Ekskluzive | E festoi lindjen e djalit duke shtënë me armë – Policia

0%

Gëzimi për lindjen e djalit i kushtoi shtrenjtë një 39-vjeçari nga Prishtina, i cili përfundoi në Polici pasi u kap duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Florim Alija rreth 39 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 19 korrikut, rreth orës , në rrugën “ Gryka e Llapushnikut” në Prishtinë, ku Policia u alarmua për të shtëna me armë zjarri. Njësia reaguese e Stacionit Policor “ Veriu ” ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në një shtëpi ku po zhvillohej një aheng familjar, ka hasur Florim Alijën duke shtënë me armë zjarri.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, ia ka marrë armën e zjarrit dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknika, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit si dhe nëntë gëzhoja, ndërsa me urdhër të Prokurorit është kryer edhe bastisja e shtëpisë, por nuk janë gjetur prova të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, Florim Alija ka deklaruar se kishte shtënë me armë për të festuar lindjen e djalit të tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Armëmbajtje pa leje ” dhe “ Përdorim i armës”, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com