Zjarr masiv në zonën pyjore mes Andon Poçit dhe Hundëkuqit, terreni i

0%

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse. Njoftimi për rënien e zjarrit është marrë rreth orës , pas së cilit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse.

Pas mbërritjes në terren, ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) kanë konstatuar se zjarri kishte dy vatra aktive, të shpërndara në dy kodra të ndryshme. Terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen me automjete, ndaj operacioni i shuarjes po kryhet nga forcat në këmbë.

Burimi: Bota Sot