Tuchel pas ndeshjes me Francën: Ka zhgënjim, por është medalja e parë

0%

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel preferon të shohë gotën plot pas fitores me Francën në finalen e vogël të Botërorit 2026 me Tre Luanët që fituan medaljen e bronztë, e para medalje që skuadra angleze fiton që nga viti 1966 kur ajo fitoi titullin e vetëm botëror që ajo ka.

“Nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur për një medalje të bronztë, por është medalja e parë në 60 vjet, e para e fituar në një Botëror të zhvilluar jashtë Anglisë dhe shpresoj që një ditë futbollistët do të mund të jenë krenarë”, tha Thomas Tuchel që gjithsesi nuk e fshehu keqardhjen që skuadra e tij nuk mundi dot të kualifikohet për në finalen e madhe të kompeticionit pasi u mund nga Argjentina.

“Synonim të bënim realitet ëndrrën më ambicioze të mundshme. Kishim një ambicie të jashtëzakonshme për të arritur finalen e Botërorit. Kështu që kur dështon, është shumë shumë e dhimbshme dhe kjo dhimbje do të vazhdojë për ca kohë”, shtoi gjermani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tuchel më pas mbrojti zgjedhjet e bëra prej tij në ndeshjen me Argjentinën për të cilat mori kritika shumë të forta ‘Ndërtuam diçka shumë speciale në javët e fundit dhe nuk do të biem në kompromise në këtë pikë, por konfirmoj atë që kam thënë; duhet të luajmë një futboll më të mirë, të menaxhojmë më mirë ndeshjet nën presion dhe të marrim vendimet më të mira në ato momente”, p ërfundoi Tuchel.

Burimi: Bota Sot