Temperaturat e larta dhe korrjet shtojnë intervenimet e zjarrfikësve

0%

Rritja e temperaturave por edhe korrjet nëpër fusha kanë shtuar numrin e intervenimeve nga ana e zjarrfikësve. Në ditë kryhen të paktën dhjetë intervenime, ndërsa në 90 për qind të rasteve, sipas Njësisë Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë, shkak për zjarret janë bujqit që djegin mbetjet nga korrjet e arave.

“Dihet që në këtë periudhë zjarrfikësit kanë shumë intervenime, shkaku se edhe bëhet korja e grurit dhe po bujqit që pastrojnë arat ndezin zjarre dhe kemi numër të madh zjarresh, apo vetëm zjarrfikësit e Tetovës, bëjnë diku rreth dhjetë intervenime në ditë.

Tash zjarrfikësit nuk kanë të drejtë të marrin pushimet, sepse muajin e shtatë dhe të tetë e kemi “sezonin” e zjarreve dhe e gjithë ekipa duhet të jetë mobile. Vlen të përmendi se kemi ndihmesë shumë të madhe edhe nga nënstacioni në Tearcë dhe Bogovinë”, deklaroi Avni Ameti, Shjef i NJTKZ Tetovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përveç zjarreve, problem tjetër serioz kohëve të fundit janë edhe paraqitje e zvarranikëve, sidomos gjarpërinjtë. Nja NTKZ apelojnë që të kihet kujdes, edhe pse shumica e gjarpërinjve që janë në Pollog, nuk janë helmues”, thotë Bashkim Sulejmani.

“Po kemi disa raste që kemi intervenuar edhe për zvarranik, për fat të keq ndodhin nëpër shtëpi pra brenda shtëpive p[or edhe në oborre, andaj apelojmë popullatën për kujdes, edhe pse gjarpërinjtë që janë në Pollog nuk janë të rrezikshëm për jetën e njeriut”, tha Avni Ameti. Shjef i NJTKZ Tetovë.

Ditëve të fundit, në repartin e kirurgjisë në Tetovë ka pasur dy raste të kafshimit nga gjarpërinjtë.

Burimi: Bota Sot