Sylejmani – përforcim i ri i Dukagjinit

0%

Engjëll Sylejmani është përforcim i ri i klubit të futbollit Dukagjini nga Klina. Dukagjini synon të jetë i kompletuar në të gjitha repartet për edicionin e ri. “Klubi Futbollistik Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e mesfushorit Engjëll Sylejmani, i cili i bashkohet skuadrës sonë nga FC Drita. 21-vjeçari konsiderohet një prej futbollistëve premtues të brezit të tij.

Ai vjen në Klinë pas periudhës së kaluar te Drita, ku fitoi përvojë dhe vazhdoi zhvillimin e tij si mesfushor. Sylejmani pritet të sjellë energji, intensitet dhe cilësi në repartin e mesfushës, duke rritur konkurrencën dhe duke ofruar më shumë alternativa për ekipin tonë në sezonin e ri”, ka bërë të ditur KF Dukagjinin.

Burimi: Bota Sot