Skaloni i befason të gjithë

0%

Botërori 2026 do të njohë sot fituesin e tij me finalet që pritet të garantojë spektakël mes Spanjës dhe Argjentinës. Të dy ekipet kanë respektuar pak a shumë parashikimet pasi Spanja vjen si fituese e Europianit në fuqi, ndërsa Argjentina si fituese e Kupës së Amerikës, me një përplasje që pritej prej kohësh në arenën ndërkombëtare në një Botëror pasi mungonte prej 60 vitesh.

Në formacionin e Spanjës bie në sy se trajneri De la Fuente ka zgjedhur të mos ndryshojë asgjë nga rreshtimi që mposhti Francën në gjysmëfinale, duke zgjedhur Fabian Ruiz në vend të Pedrit në mesfushë. Ndërsa Skaloni ka çuditur me disa zgjedhje, pasi ka vendosur në formacion Montiel, De Pol dhe Niko Gonzalez në vend të Molina, Paredes dhe Xhuliano SImeones.

FORMACIONET ZYRTARE SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal. Trajner: Luis De la Fuente ARGJENTINA: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Taljafiko; De Pol, Enzo Fernandez, MakAlister; Niko Gonzalez; Mesi, Hulian Alvarez. Trajner: Lionel Skaloni

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot