Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë

0%

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi sot në lidhje me reformën territoriale, duke theksuar se Delvina dhe Konispoli nuk duhet të zhduken si bashki. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se mazhoranca që hoqi institucionet dhe zhvillimin ekonomik nuk ka të drejtë t’u heqë edhe emrin nga harta e Shqipërisë. “Kjo nuk është reformë administrative.

Kjo është politika e shpopullimit e kthyer në ligj” , shkruan Zhupa. Zhupa shtoi se, heqja e statusit të bashkive nuk është reformë, por është centralizim. “Është largim i shërbimeve nga qytetarët, dobësim i përfaqësimit lokal dhe braktisje e zonave që kanë nevojë për më shumë investime, jo për më pak zë”, theksoi ajo.

Sipas saj, Delvina dhe Konispoli nuk janë thjesht bashki në hartë, por janë pjesë e identitetit, historisë dhe trashëgimisë të Shqipërisë. “Prandaj jemi kundër çdo plani për t’i shkrirë si bashki dhe për t’i bashkuar me Bashkinë e Sarandës”, shkruan ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputetja demokrate thekson se Delvina është një nga qendrat më të vjetra historike të vendit, me kontribut të rëndësishëm në historinë, arsimin, kulturën dhe jetën shpirtërore të Shqipërisë, ndërsa Konispoli, si qyteti më jugor i vendit, ka një rëndësi të veçantë strategjike, kufitare, historike dhe kombëtare, si edhe përfaqëson traditat e Çamërisë.

“Ftoj çdo qytetarë të Delvinës dhe Konispolit ta kundërshtojê pavarësisht bindjeve politike. I bëj thirrje deputetëve socialistê të qarkut Vlorë të dalin kundër, mos votojnë dhe mos pranojnë këtë plan kundra qytetarëve” , tha ajo.

Burimi: Bota Sot