Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot me rreth orës të mëngjesit, në fshatin Bube të Zubin Potokut ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë patrullimit janë vërejtur disa automjete të dyshuara. Pasi që nuk ia janë bindur urdhërave për ndalim, zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare.
“Si rezultat, është arrestuar një person dhe është ndaluar një automjet VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës. Nga incidenti nuk ka persona të lënduar” – thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “Kontrabandim i mallrave”, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
