Nga “Waka Waka” te “Cup of Life” – këngët që kanë bërë histori në

0%

Edhe pse futbolli është në qendër të çdo Kupe Bote, ndër vite turnetë janë shoqëruar edhe me këngë të paharrueshme që kanë mbetur në kujtesën e tifozëve. Artistë të mëdhenj si Shakira, Ricky Martin, Pitbull, Jennifer Lopez dhe Will Smith kanë sjellë hite zyrtare për kampionatet botërore.

Lista e këngëve më të dëgjuara është përpiluar sipas numrit të transmetimeve në Spotify, me një përjashtim për këngën “Gloryland” të vitit 1994, e cila nuk është e disponueshme në këtë platformë. Në vendin e parë qëndron padyshim “Waka Waka (This Time for Africa)” e Shakirës dhe grupit Freshlyground, kënga e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Ajo është kënga më e suksesshme e një Botërori, me mbi 1.1 miliard transmetime në Spotify. Në vendin e dytë renditet “Ole Ola (We Are One)” nga Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, kënga e Botërorit 2014 në Brazil, e cila ka kaluar mbi 464 milionë dëgjime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në listën e më të dëgjuarave janë gjithashtu:“Dai Dai” nga Shakira dhe Burna Boy (Botërori 2026) me mbi 188 milionë dëgjime; “Live It Up” nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi (2018), me mbi 171 milionë dëgjime; “Hayya Hayya (Better Together)” nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha (2022); “Cup of Life (La Copa de la Vida)” nga Ricky Martin (1998), një nga këngët më ikonike të historisë së Botërorëve; “Un’estate italiana” nga Edoardo Bennato dhe Gianna Nannini (1990), një tjetër klasik i futbollit botëror.

Megjithatë, në historinë e muzikës së Botërorëve, emri që dominon është Shakira, e cila është e vetmja artiste me dy këngë në mesin e tri më të dëgjuarave, duke e bërë një nga figurat më të rëndësishme muzikore të kampionateve botërore.

Burimi: Telegrafi