Media në Argjentinë: U thye rezistenca argjentinase

0%

Argjentina nuk ia doli ndaj Spanjës, humb finalen e Botërorit 2026 Argjentina u mposht 1:0 nga Spanja në finalen e Botërorit 2026 dhe nuk arriti ta mbrojë titullin kampion. “Golin vendimtar për “La Rojan” e realizoi Ferran Torres në minutën e 106-të, në pjesën e dytë të vazhdimeve. Ndërkohë, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Me këtë fitore, Spanja fiton Kupën e saj të dytë të Botës. Argjentina luftoi deri në fund, por mbeti edhe një herë vetëm një hap larg lavdisë. Hera e fundit kur argjentinasit kishin humbur një finale të Botërorit ishte në vitin 2014, kur u mposht nga Gjermania. Portieri Emiliano “Dibu” Martinez ishte figura kryesore e Argjentinës në finale.

Ai realizoi një sërë pritjesh spektakolare dhe ndali pothuajse çdo tentativë të spanjollëve, duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Megjithatë, në minutën e 106-të u thye rezistenca argjentinase. Ferran Torres shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe me një goditje të fortë i dha avantazhin Spanjës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç Martinezit, paraqitje të mirë pati edhe Nicolas Tagliafico, por kjo nuk mjaftoi për ta shpëtuar Argjentinën nga humbja. Në fund, Spanja u tregua më dominuese dhe më e qartë në lojë, duke merituar triumfin dhe kurorën e re të futbollit botëror”, ka shkruar media argjentinase “Canal 26”.

Burimi: Bota Sot