LSDM: Raporti i KE-së dëshmon se gjyqësori dhe prokuroria janë nën

0%

Aleksandar Naumoski nga opozitarja LSDM ka deklaruar se raporti më i fundit i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit paraqet një pasqyrë shqetësuese për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar qeverinë aktuale për mungesë reformash dhe presion politik mbi institucionet e drejtësisë.

Në një konferencë për media, Naumoski tha se “ndjenjat” e kryeministrit Hristijan Mickoski janë vendosur mbi të drejtën, Kushtetutën dhe shtetin juridik. Sipas tij, raporti i Komisionit Evropian zbulon se në vend nuk ka përparim në reformat, ndërsa korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur dhe sistemi gjyqësor e prokuroria përballen me presione politike.

“‘Ndjenjat’ e kryeministrit Hristijan Mickoski e kanë zëvendësuar të drejtën, Kushtetutën dhe shtetin juridik. Raporti më i ri i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit zbulon të vërtetën e ashpër për Maqedoninë nën qeverisjen e OBRM-PDUKM-së: nuk ka reforma, korrupsioni është i përhapur, ndërsa gjyqësori dhe prokuroria janë të ekspozuara ndaj presioneve politike”, deklaroi Naumoski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga LSDM vlerësojnë se gjetjet e raportit duhet të shërbejnë si alarm për institucionet, duke kërkuar rikthimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave të nevojshme në drejtësi.

Burimi: Telegrafi