Legjenda e Spanjës zgjidh problemin me vizë, do të udhëtojë për të

0%

Ish-futbollisti legjendar i Spanjës, Joan Capdevila ka bërë bujë së fundmi. Kjo për shkak të një postimi të tij, ku njoftoi fillimisht se nuk ju kishte lejuar të udhëtonte drejt SHBA-së për të përkrahur kombëtaren e tij në finale, pas një problemi me ESTA.

Por duket që problemi i tij u zgjidh pasi që Capdevila, postoi një foto krah ish-bashkëlojtarit të tij, Marcos Senna duke hipur në aeroplanin që po shkonte drejt New Yorkut. Atij i ishte bërë ndalesë shkaku i një vizite që kishte pasur në Iran. Spanjolli, kujtojmë se ishte pjesë e 11-shes së “La Rojas”, që e fitoi Botërorin në vitin 2010..

Burimi: Bota Sot