KMDK-ja: Deponia në Sferkë menaxhohet nga KRU Ambienti, me aksionar

0%

Shpërndaje në: Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ka reaguar pas zjarri në deponinë Sanitare të Pejës, në fshatin Sferkë. Në reagim thuhet që deponia nuk është nën menaxhimin e KMDK-së por të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ambienti”, ku Komuna e Pejës është aksionari kryesor.

Paraprakisht, ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli dhe deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, janë përplasur pasi kjo e fundit ka dorëzuar Kallëzim Penal për mosmenaxhimin e asaj deponie, tymi i së cilës është i dëmshëm për banorët. Pacolli i është kundërpërgjigjur se deponia nuk menaxhohet nga minsitria por niveli lokal.

“Ajo menaxhohet nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti”, ku Komuna e Pejës është aksionari kryesor. Përfaqësuesit e KMDK-së kanë vizituar deponinë dhe janë njoftuar nga afër me gjendjen e krijuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë rast, KMDK ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur KRM “Ambienti” me kapacitetet e saj profesionale dhe teknike, me qëllim që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të shuhet plotësisht, gjë që e ka bërë edhe në të kaluarën”, thuhet në reagim.

Burimi: Koha