Gjakova, destinacioni i radhës në kërkim të talenteve të reja

0%

Gjakova do të jetë destinacioni i radhës në kërkim të talenteve të reja (djem dhe vajza) nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Zhvillimi i gjeneratave të reja është një nga shtyllat kryesore të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës 2026–2030.

Të hënën, më 20 korrik Palestra “Shani Nushi”, Gjakovë Në Gjakovë do të mbahet grumbullimi i dytë në kuadër të Projektit për Grumbullimet Rajonale Seleksionuese dhe Kampin Nacional U13. Djemtë: – Vajzat: – Të drejtë pjesëmarrjeje kanë fëmijët nga regjioni i Gjakovës.

Pas Gjakovës, grumbullimet do të vazhdojnë në: Mitrovicë Prishtinë Pejë Grumbullimi final me 25 djem dhe 25 vajza do të mbahet në Prishtinë më 1 dhe 2 gusht. Të përzgjedhurit do të marrin pjesë në Kampin Nacional të FBK-së, i cili do të zhvillohet nga 10 deri më në Prizren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përfundim të kampit do të përzgjidhen 15 djem dhe 15 vajza, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet dhe turnetë ndërkombëtarë të FIBA Youth Development Fund 2026–2027.

Projekti realizohet në bashkëpunim me FIBA-n, Ministrinë për Sport dhe Rini, klubet, trajnerët, shkollat dhe komunat, me synimin për të ndërtuar një sistem të unifikuar, transparent dhe profesional për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve që do të jenë baza e përfaqësueseve të Kosovës në vitet në vijim.

Burimi: Bota Sot