Egnatia dhe Dinamo City njohin arbitrat e ndeshjeve respektive

0%

UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave, të cilët do të gjykojnë takimet e vlefshme për turet eliminatore të Champions League dhe Conference League. Egnatia e Nevil Dedes, e cila do të luajë me Celje-n në Rrogozhinë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator ka mësuar se kryesori i këtij takimi do të jetë Atilla Karaoğlan.

Për të përfunduar me sukses këtë detyrë kryesori turk do të asistohet nga bashkëkombësit e tij me përjashtim të Video Assistant Referee, ku do të pozicionohet një italian, Michael Fabbri.

Sa i përket Dinamo City-t, e cila do të impenjohet në Maribor në “Stadion Ljudski”, për ndeshjen me Aluminij i është caktuar nga UEFA një ekip gjyqtarësh nga Islanda, të cilët do të kryesohen nga Ívar Orri Kristjánsson.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot