Edhe sot kufizime në autoudhë për mjetet mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe sot do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë. Sipas njoftimit të Ministrisë, vendimi vjen pas parashikimit të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora deri në . Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim. Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim të masave.

Burimi: Telegrafi