Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, shprehet krenar me suksesin e xhudistit Shpat Zekaj, i cili sot fitoi medaljen e bronztë. “Kupa Botërore – European Open Sarajevë, Shpati Zekaj i bronztë, kategoria 100 kg. Ditë e mirë dhe e bukur për rikthimin e Shpatit tek medaljet e mëdha.
Medaljen Shpati e arriti përmes fitoreve nga garuesit e Rusisë, Serbisë dhe mandej pësoj nga garuesi Bullgar e në luftë për medalje shkëlqeu kundër Gjermanit! Dardani shënoj një fitore pastaj ishte pa fat në xhiron e dytë! Mbeti pa medalje kësaj radhe në kategorinë 73 kg!
Në Sarajevë me ekipin treneri Fatos në krye të detyres si dhe Kryetari i federatës sonë Agron Kuka”, k a shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
