Nga: Albert Mecini Shpërndaje në: Hapësira dhe ambienti prodhojnë kondita dhe dinamika sociale, e që e ndikojnë edhe vetë ngjarjen sportive. Prandaj, Kampionati Botëror i Futbollit 2026, në SHBA, Meksikë dhe Kanada, është i veçantë në këtë dimension të dinamikave sociale, politike dhe ekonomike të kësaj epoke.
Një prej dilemave është se me kalimin e kohës, një prej një ngjarjeve më të mëdha të karakterit publik të masave të gjëra mund të kthehet në një ngjarje tipike për konsum të masave më të reduktuara sociale, me mundësi të larta financiare, duke prodhuar kështu pabarazi sociale në qasje dhe konsum të ngjarjes sportive Kampionatet botërore të futbollit përgjatë historisë së zhvillimit të tyre janë karakterizuar me sfida dhe vështirësi të llojllojshme, që nga mundësitë organizative, infrastrukturës, udhëtimit, e deri te pasojat e gjendjeve politike, konfliktit apo luftës, që kohë pas kohe, në mënyrën e vet, kanë ndikuar domenin e ngjarjes sportive.
Përveç këtij aspekti sfidues, në dimension social, në rastin konkret te futbolli – kampionati botëror i futbollit, si ngjarja më e madhe e sportit në botë, në të kaluarën, ka ditur të shfaqet në jo pak raste, një perspektivë komunikuese progresive, në raport me të drejtat e njeriut, paqen, luftën kundër racizmit, barazinë gjinore, pabarazitë sociale, solidarizimin, gjithëpërfshirjen sociale dhe elemente të tjera të kësaj natyre.
Hapësira dhe debati për çmim biletash Në këtë kampionat, ky dimension social, megjithëse mjaft prezent, nuk është diskutuar me aq gatishmëri e hov sikurse kampionateve të kaluara, përveç disa rasteve dhe reagimeve për aspekte specifike që ndikuan rrjedhën e Kampionatit.
Për këtë duhet analizuar hapësira dhe ambienti, që prodhojnë kondita dhe dinamika sociale, e që ndikojnë edhe vetë ngjarjen sportive. Prandaj, Kampionati Botëror i Futbollit 2026, në SHBA, Meksikë dhe Kanada, është i veçantë në këtë dimension të dinamikave sociale, politike dhe ekonomike të kësaj epoke.
Një nga çështjet më debutuese që nga fillimi i Botërorit 2026, ka qenë çmimi i lartë i biletave për të përcjellë ndeshjet, element ky, që në një masë mund të jetë në linjë dhe të korrespondojë me mundësitë financiare të një pjese të qytetarëve amerikanë, e të tjerë, dhe natyrës maksimalisht komerciale të sportit në SHBA apo Kanada, por jo edhe me mundësitë ekonomike për pjesën dërmuese të tifozërisë në nivel global, të kombeve përkatëse që marrin pjesë në këtë kampionat botëror të futbollit.
Në librin, “Sport in Consumer Culture”, John Horne argumenton se marrëdhënia e sportit me komercializmin, përgjatë zhvillimit të sportit, është shfaqur në “forma të ndryshme, në sporte të ndryshme, në shoqëri të ndryshme, në kohë të ndryshme”.
Prandaj në vazhdën e këtij komunikimi, dilema qëndron në faktin se nëse kjo praktikë që po merr hov, me kalimin e kohës mund ta kthejë sportin, nga një ngjarje e karakterit publik të masave të gjëra – të nivelit global të tifozërisë, në një ngjarje tipike për konsum të masave më të reduktuara sociale, me mundësi të larta financiare, duke prodhuar kështu pabarazi sociale në qasje dhe konsum të ngjarjes sportive.
Edhe Shtojca për Kulturë 5 muaj më parë Mitrovicë, : Para mullirit mbi Urën e Ibrit Sjellja e shumë risive në këtë kampionat, sidomos në sferën e komercializmit sportiv, dhe aktiviteteve shtesë, ndërmjet pauzave të lojës, dëshmon që edhe futbolli, gradualisht po merr karakter komercial maksimal (Foto: Associated Press) Zbehja e atmosferës Aspekt tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe entuziazmi dhe atmosfera e përgjithshme në kuadër të këtij kampionati, që duket se ka qenë më zbehtë në këtë drejtim, në krahasim me kampionatet e kaluara.
Ndoshta te ky tension i brendshëm dhe zbehtësi, mund të kenë ndikuar rrethanat globale, si dhe së fundi ndërlidhja e SHBA-së me konfliktin ushtarak të kohëve të fundit, gjë që në një mënyrë, mund të ketë zbehur imazhin pozitiv të SHBA-së në botë, si vend i mundësive, lirisë dhe protektues i paqes botërore.
Po ashtu, në drejtim të sigurisë, nga pamjet dhe imazhet që kanë qarkulluar nëpër medie dhe platforma sociale, masat e sigurisë që janë ndërmarrë në kuadër të kampionatit, kanë qenë maksimale.
Në disa raste janë shfaqur pamje, ku futbollistët e kombëtareve të ndryshme, kontrolloheshin në mënyrë tepër të detajuar në aeroporte, ndonëse kjo është praktikë tërësisht procedurale dhe konform rregullave të sigurisë dhe ligjit, por që publiku në nivel global, nuk është mësuar të shohë, një trajtim aq të detajuar ndaj futbollistëve në nivel të kombëtareve apo klubeve të njohura, ngase edhe ashtu trajtohen me një lloj prioriteti, dhe kanë një status më ndryshe social.
Kartoni i kuq dhe presidenti Trump Një problematikë tjetër që mund të ketë ndikuar atmosferën e përgjithshme të këtij kampionati, është edhe çështja e udhëtimit, apo e largësisë ndërmjet shteteve dhe qyteteve, që mirëpritën këtë eveniment, kur dihet se udhëtimi, qoftë ai nëpërmjet transportit ajror, në këto distanca, edhe brenda të njëjtit vend, mund të marrë orë të tëra udhëtim.
Është situatë, që zakonisht shkon në disfavor të rikuperimit të futbollistëve për ndeshjet e radhës, apo edhe mundësive të udhëtimit të tifozëve. Çështja më debutuese në ndërkohë, ka qenë aspekti politik dhe i pushtetit, që është shfaqur, përgjatë zhvillimit të këtij Kampionati, si dhe një lloj tendence paternalizuese të ngjarjes sportive, nga ana e Presidentit Trump.
Në një rast Trump pranoi publikisht se kishte kontaktuar, me Gianni Infantinon, Presidentin e FIFA-s, për të shqyrtuar rastin e kartonit të kuq të futbollistit të SHBA-së, Balogun, të cilin karton më pas, FIFA e pezulloi, dhe Balogunit iu lejua ndeshja ndaj Belgjikës. (Graham dhe Hughes – The Guardian).
Sigurisht që mbetet e paqartë, nëse ky ishte ndikimi konkret politik, a i pushtetit, që shtyri FIFA-n drejt këtij vendimi, mirëpo vetë ideja, që presidenti i vendit më të fuqishëm në botë, komunikon me presidentin e FIFA-s, për një çështje që i takon institucionit të vetë FIFA-s, shfaq krizën reale në aspektin e autoritetit, imponimit të tij, ndaj rolit institucional të organizatave që mirëmbajnë rendin organizativ dhe legal mbi futbollin.
Për më tepër, nga diskutimi duket që Trumpi merr rol edhe të vlerësimit të rastit apo faullit që kishte ndodhur në kuadër të ndeshjes përkatëse.
Po ashtu, sjellja e shumë risive në këtë kampionat, sidomos në sferën e komercializmit sportiv, dhe aktiviteteve shtesë, ndërmjet pauzave të lojës, dëshmon që edhe futbolli, gradualisht po merr karakter komercial maksimal, thuajse sikurse sportet e tjera që zhvillohen në SHBA.
Baneri i politizimit Edhe Shtojca për Kulturë 8 muaj më parë “Mua besoj…” sërish në Berlin dhe shansi për “Oscar” evropian Një moment tjetër i rëndësishëm si çështje diskutuese, është edhe ngjarja pas përfundimit të ndeshjes, Angli vs.
Argjentinë, kur pavarësisht mesazheve të mëhershme dhe të ditura, nga strukturat organizative të futbollit botëror, për ndalim të përçimit të mesazheve politike, fyese, dhe të nxitjes së urrejtjes, prapëseprapë hapësira e ngjarjeve të madha të sportit, si gjithherë shfrytëzohet nga aktorë të ndryshëm për përçim të mesazheve politike, të natyrave të ndryshme.
Dhe kësaj radhe, pas përfundimit, të ndeshjes Angli vs. Argjentinë, disa futbollistë të Argjentinës, shpalosën banerin me pretendimin, “Las Malvinas son Argentinas” apo “Ishujt Falkland janë Argjentinas” (Guardian sport dhe Reuters – The Guardian), duke i dhënë kësaj ngjarjeje të madhe të sportit një shije josportive, dhe duke kthyer në kujtesë, një kohë konflikti të armatosur.
Por edhe duke nxitur reagim publik dhe institucional në Britaninë e Madhe. PhD cand. Albert Mecini është ligjërues në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës
