As Barcelona e as Dortmundi, gjiganti gjerman e mbyllë marrëveshjen

0%

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te RB Leipzigu, sipas raportimeve të gazetës prestigjioze gjermane Bild. Mediumi gjerman bën të ditur se 23-vjeçari pritet ta kompletojë kalimin te klubi nga Saksonia para përfundimit të këtij muaji.

Leipzigu është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e Asllanit, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029. Për sulmuesin kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmundi.

Megjithatë, gjiganti katalunas e konsideronte Asllanin vetëm si alternativë rezervë nëse nuk do të arrinte të transferonte objektivin kryesor, sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez. Në anën tjetër, Borussia Dortmundi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave përpara se të tentojë transferimin e sulmuesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si rezultat, RB Leipzigu duket se është shumë pranë fitimit të garës për një nga talentet më të vlerësuar të rinj të Bundesligës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi