Tre persona nga Kosova që po ktheheshin nga Shkupi raportohet se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti. Kështu ka raportuar portali Alsat.mk . Sipas këtij mediumi, vetura është gjetur e përmbysur në afërsi të kufirit me Kosovën. Vetura në të cilën kanë qenë viktimat raportohet të ketë qenë me targa gjermane.
Sipas të dhënave të publikuara nga familjarët e viktimave, një burrë dhe dy gra po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit për Kosovë kur edhe kanë humbur kontaktin me ta. Sipas familjarëve kontakti i fundit me ta ka qenë në ora të së shtunës ().
Kallxo.com për të konfirmuar këtë rast ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadën e Kosovës në Shkup. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka marrë konfirmim për këtë rast.
