Shpërndaje në: Alsati i Maqedonisë së Veriut ka raportuar se është gjetur e përmbysur në afërsi të kufirit me Kosovën makina me të cilin po udhëtonin tre shtetas të Kosovës që ishin raportuar të zhdukur. Burime të Alsatit kanë raportuar se të tre kosovarët dyshohet se kanë humbur jetën. Ata ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit ndërsa familjarët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me këtë informatë.
Burimi:
Koha
