Sulejmani: Heshtja e BDI-së për kanalizimin Zajaz–Drugovë, forcon

0%

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, akuzoi BDI-në për heshtjen lidhur me mosrealizimin e projektit të kanalizimit në Zajas me mbi 9 milionë euro të financuar nga Bashkimi Europian. Ai tha se, ndonëse fondet janë ndarë dhe afatet kanë përfunduar, banorët vazhdojnë të jenë pa kanalizim, ndërsa akuzon ish drejtuesit për mungesë përgjegjësie.

Ai thotë se heshtja e tyre vetëm se i forcon dyshimet se edhe me fondet Europiane kanë keqpërdorur. “Heshtja e tyre vetëm se i forcon dyshimet se edhe me Fondet Europiane i kanë futur duart madje deri në bëryla.

Para opinionit flasin për integrime dhe standarte europiane, por kur duhet të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me më shumë se 9 milion euro të taksapaguesve europian zgjedhin ta mbajnë gojën të mbyllur. Kjo është mënyra se si BDI-ja ka qeverisur për më shumë se dy dekada. Europën e ka mbajtur në maje të gjuhës por kur vinte puna tek fondet europiane, i haronin edhe vlerat edhe standartet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesa më e turpshme e këtij skandali, ai thotë se është fakti se bëhet fjalë për Zajazin dhe vendlindjen e Ali Ahmetit, ku vlerëson se, nëse kështu janë kujdesur për Zajazin, mund të merret me mend se si janë kujdesur për vendbanimet tjera të banuara me shqipëtar”, tha Sulejmani

Burimi: Telegrafi