Struga TL ndahet me Angelettin!

0%

Që nga sot, portieri Marko Angeletti zyrtarisht nuk është më pjesë e klubit të futbollit Struga Trim Lum. “Angeletti skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar… Me marrëveshje të dyanshme, Struga Trim Lum dhe portieri italian, Marco Angeletti kanë mbyllur bashkëpunimin para kohe.

Gjatë sezonit të fundit, Angeletti rezultoi të jetë portieri më i suksesshëm i kampionatit, duke mbajtur portën e tij në 15 ndeshje të paprekur nga gjithsej 29 paraqitje në Ligën e Parë. Ai ishte një ndër më të dalluarit e sezonit 2026/27, ku gjithsej regjistroi 31 paraqitje, përfshirë këtu edhe dy ndeshje në kuadër të Kupës.

Angeletti skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga skuadra e FC Europa nga Gjibraltari. Struga Trim Lum e falënderon Angelettin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton FC Struga TL.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot