Shpërndaje në: Xherdan Shaqiri me Baselin dhe Edon Zhegrova me Juventusin të shtunën pasdite kanë zhvilluar ndeshje miqësore. Ndeshja miqësore mes Baselit dhe Juventusit përfundoi baras pa gola. Zhegrova u paraqit për “Zonjën e Vjetër” nga minuta e parë. Nga minuta e parë u paraqit edhe Shaqiri për Baselin. Zhegrova dhe Shaqiri u zëvendësuan në fillim të pjesës së dytë.
Për Baselin në pjesën e parë luajti edhe sulmuesi Albian Ajeti. Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, luajti ndaj ish-klubit të tij, Baselit. Edhe Futboll 8 muaj më parë Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë 27-vjeçari për Baselin luajti për një vit.
Ndërsa pjesë e Juventusit, sulmuesi i krahut është nga viti i kaluar kur ishte transferuar nga Lille për 15.5 milionë euro.
