Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi fizik në rrugën “Hasan Dema” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një i dyshuar i cili i ka shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, fillimisht është dërguar për kontroll psikiatrik. Pas përfundimit të kontrollit, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në praninë e avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. “Rr. Hasan Dema, Prishtinë – .
Viktima mashkull kosovar, ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar për kontroll tek psikiatri dhe pas kontrollit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” , thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
