Mot i nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën () do të mbajë mot i nxehtë. Temperaturat gjatë ditës do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius. “Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 31 deri në 35°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Burimi: Kallxo