Messi flet për foton virale me Yamalin në duar

0%

Shpërndaje në: Para afro dy dekadash, fotografia e shkrepur e Joan Monfortit ku Lionel Messi e mbante në duar foshnjën e quajtur Lamine Yamal, nuk kishte bërë bujë. Por, kjo fotografi është bërë virale tani, pasi të dielën të dy do ta mësojnë fatin e Botërorit 2026, pasi përballen në finale. Finalja që luhet në New Jersey nga ora , vë përballë Messin e Argjentinës me Yamalin e Spanjës.

Vetëm njëri do ta ngre lartë trofeun më të çmuar në futboll, atë të Kupës së Botës. Messi ka folur në konferencën për shtyp të premten mbrëma, pikërisht për këtë fotografi. “Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë aktualisht, kështu që i uroj më të mirën. Ai është vetëm 19-vjeçar dhe e ka gjithë të ardhmen para. Ajo fotografi është e jashtëzakonshme.

Ai si foshnje dhe tani përballemi me njëri-tjetrin. Është fotografi e çmendur. I uroj më të mirën”, ka thënë Messi të premten. Monforti ka theksuar se në atë kohë, fotografia nuk e kishte rëndësinë që e ka tani, për shkak se kjo dyshe përballet në finale të Botërorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bashkëlojtari i Yamalit, Mikel Merino, ka mbetur i habitur me atë fotografi dhe ka thënë se ka menduar që është e krijuar me Inteligjencë Artificiale (AI). Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Messi flet për lotët pas golit të parë në natën historike “Kur e pash për herën e parë mendova se ishte e krijuar me AI dhe se nuk është e vërtetë.

Është e pabesueshme prej dy lojtarëve më të mirë që kanë luajtur në këtë sport, dhe shpresoj që Lamine në të ardhmen, ta ketë një të tillë”, deklaroi Merino. Monforti ka thënë se zemra e tij është e ndarë në dysh. “Zemra ime është e ndarë. Nuk e di nëse dua që të fitojë Messi apo Yamali”, ka theksuar Monfort ndër të tjera për AP-në.

Burimi: Koha