Media zviceran befason për Xherdan Shaqirin!

0%

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë figura që garanton spektakël. Ose shënon gola të jashtëzakonshëm me goditjet e tij karakteristike me pjesën e jashtme të këmbës, ose tërheq vëmendjen me deklaratat e tij. Në mesin e qershorit, në fillim të fazës përgatitore, ai dha disa sinjale të qarta.

Nga njëra anë, u dërgoi një mesazh drejtuesve për ndërtimin e skuadrës: “Edhe unë kam nevojë për lojtarë të mirë rreth meje.” Nga ana tjetër, nuk e përjashtoi mundësinë e largimit, duke thënë: “Në futboll gjithçka është e mundur”. “Tani situata është qetësuar disi. Shaqiri mbetet pjesë e Baselit dhe ishte titullar në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Juventusit.

Megjithatë, ai do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, edhe për faktin se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027. Pyetjet që shtrohen janë të shumta: A dëshiron Shaqiri ta zgjasë kontratën? A dëshiron Baseli t’ia ofrojë një kontratë të re? Dhe a është trajneri në favor të vazhdimit të bashkëpunimit?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto dilema do të mbeten aktuale derisa të merret dhe të bëhet publik një vendim: , ka shkruar media zvicerane “Blick”.

Burimi: Bota Sot