Mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht sot dhe neserër, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”. Sipas njoftimit të tyre, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe , nga ora deri në .

Përndryshe, sot do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa nesër gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës. “Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.

Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren”, u tha dje në komunikatën për media.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot