Shpërndaje në: Komunat vazhdojnë t’i hapin tenderët për të angazhuar staf, duke e arsyetuar këtë me mungesën e kapaciteteve profesionale. Sipas Institutit GAP, vetëm gjatë vitit 2025 janë kontraktuar 534 persona në këtë mënyrë. Por, në Asociacionin e Komunave të Kosovës thanë se kjo praktikë është e mbështetur në ligj.
Me arsyetimin për mungesë stafi, një numër komunash kanë rekrutuar punonjës nëpërmjet tenderëve. Në fund të prillit, Komuna e Prizrenit nisi procedurën e prokurimit në vlerë 327,600 euro, për të punësuar 14 konsulentë për një periudhë 3-vjeçare.
Ndonëse tenderi u shpall edhe me arsyetimin që me këtë staf komuna “të forcojë bashkëpunimin me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë”, të punësuarit parashihet të paguhen mesatarisht 650 euro në muaj. Sipas Institutit GAP, gjatë vitit 2025 komunat kontraktuan 534 persona në këtë mënyrë. Nga ta 207 i ka rekrutuar Prishtina, 65 Gjilani, 34 Deçani, 31 Obiliqi, 20 Peja, ndërsa Prizreni 10.
Analisti i politikave në Institutin GAP, Bekim Salihu, ka thënë se nëpërmjet tenderëve të këtillë, udhëheqësit lokalë punësojnë edhe të afërm, meqë ata nuk i nënshtrohen konkursit. Edhe Arbëri 1 o. më parë Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici “Komunat e shohin si mundësi më të lehtë për të ardhur deri tek angazhimi.
Gjetjet e shoqërisë civile tregojnë se kryesisht institucionet i kanë punësuar personat që i kanë pas të afërt e nuk është shfrytëzu si mekanizëm për të marrë shërbime të veçanta si kontrata te veçanta”, ka deklaruar Salihu. Por, në Asociacionin e Komunave të Kosovës e kanë arsyetuar këtë praktikë angazhimi në institucionet lokale.
“Baza ligjore ua lejon institucioneve publike nëse në këtë rast vlerësojnë që nuk kanë kapacitete të brendshme atëherë ata mund të angazhojnë përmes kontrate për shërbime ekspertë të jashtëm”, ka thënë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i AKK-së. Rekrutimi i stafit nëpërmjet tenderëve u bë i mundur nëpërmjet ndryshimeve që në vitin 2019 u bënë në Ligjin për Shërbimin Civil.
Salihu e ka vlerësuar të gabuar këtë praktikë, ndonëse ka bazë në ligj. “Çka po bëjnë komunat është se po e ndjekin ketë model edhe në administratë çka nuk është as e arsyeshme as e dobishme, sepse natyrisht secila komunë llogaritet qe ka norma që e tejkalojnë numrin e të punësuarve dhe për rrjedhojë resurset komunale duhej të shfrytëzoheshin e jo të kontraktoheshin persona të tillë për të kryer punë që i kryejnë zyrtarët komunalë”, ka thënë ai.
Edhe Arbëri 3 o. më parë Sveçla: Opozita ta shtrëngojë dorën e shtrirë të VV-së Ligji për Shërbimin Civil parasheh që marrëveshjet për shërbime të veçanta të lidhen për shërbime që nuk mbulohen nga zyrtarët e Komunës. Por, KOHA ka raportuar se nëpërmjet tenderëve rekrutohet edhe staf për shërbime shëndetësore. Egzona Mema
