Iniesta lavdëron Messin: Është i aftë të bëjë gjithçka

0%

Shpërndaje në: Legjenda e futbollit spanjoll, Andres Iniesta, ka lavdëruar Lionel Messin, duke e cilësuar si figurën kyçe të Argjentinës në Kupën e Botës. Ish-mesfushori theksoi se Messi ka qenë vendimtar gjatë gjithë turneut dhe se ndikimi i tij në fushë është i pakrahasueshëm.

Sipas Iniestas, mbështetja e plotë që Messi gëzon nga bashkëlojtarët dhe paraqitjet e tij e bëjnë një futbollist të padiskutueshëm. “Leo është i aftë të bëjë gjithçka. Ai ka qenë vendimtar gjatë gjithë Kupës së Botës dhe gëzon mbështetjen e plotë të bashkëlojtarëve.

Për të nuk ka asnjë dilemë, sepse diferencën e bën ajo që tregon në fushë, ndërsa Messi aty është i padiskutueshëm”, ka thënë 42-vjeçari. Iniesta dhe Messi kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë te Barça. Messi me Argjentinën të dielën nga ora takohen me Spanjën në finalen e Botërorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha