Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është finalizuar operacioni policor i koduar “Fast”, operacion ky i kryer nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Policia njofton se 39-vjeçari G.H i kërkuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale është kapur në Malësi të Madhe.
“Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Fast’, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi: G.
H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik”, thuhet në njoftim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës , i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.
