Gjykata la në burg ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare të Durrësit,

0%

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, gjykata vendosi “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa caktoi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren Paola Dana. Pas mbylljes së seancës, për mediat ka folur avokati Ilia Ilia, një nga dy avokatët mbrojtës të Elisabeta Matajt.

Ajo e konsideron masën “arrest me burg” si një vendim absurd. “Rezultati ishte një vendim absurd i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, për arrest me burg për ish-drejtuesen Elisabeta Mataj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E them absurd, pasi duke analizuar provat e sjella nga organi i akuzës, që nga fillimi ndalimi është bërë tërësisht i paligjshëm, me një arsyetim ligjor që meqë e mbrojtura prej meje ka dalë më datë 10 nga territori i Shqipërisë dhe nuk ka hyrje në sistemin e pikave kufitare shqiptare, ndërkohë që është paraqitur pas thirrjes, thuhet se ekziston dyshimi që mund të largohet jashtë vendit” , u shpreh avokati Ilia Ilia.

Burimi: Bota Sot