Ekskluzive | Krisma kallashnikovi në një dasmë në Suharekë – Policia

0%

Të shtënat me armë zjarri në një aheng familjar në Suharekë kanë përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, sekuestrimin e një kallashnikovi dhe arrestimin e një 34-vjeçari, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Bujar Sallauka , 34 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 18 korrik, rreth orës , pas një informacioni anonim se në një aheng familjar në lagjen “Sallauka”, në fshatin Budakovë të Suharekës, po dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas komunikimit me pronarin e shtëpisë, Sh.

Sallauka, është identifikuar personi që dyshohet se kishte shtënë me armë. Gjatë ndërhyrjes, Policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK-47, e cila dyshohet se ishte përdorur gjatë të shtënave, si dhe pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të gjetura në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Bujar Sallaukës është iniciuar rasti për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com