Deputeti gjerman largohet nga detyra pas debatit për prindërimin me

0%

Jens Spahn ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman. Spahn njoftoi se për vendimin e tij kishte informuar fillimisht kancelarin Friedrich Merz dhe kryetarin e CSU-së, Markus Söder.

Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild , arsyeja e dorëheqjes lidhet me debatin e vazhdueshëm publik, pasi Spahn dhe bashkëshorti i tij janë bërë prindër përmes një nëne surrogate. Në letrën e dorëheqjes, ai thuhet se ka deklaruar se lumturia e tij personale për krijimin e familjes nuk mund të pajtohet më me përgjegjësinë që bart posti i tij politik.

Sipas raportimeve, Merz kishte kërkuar largimin e Spahnit nga detyra, duke theksuar se besueshmëria është një nga vlerat më të rëndësishme në politikë. Ai e ka cilësuar dorëheqjen si vendim “të drejtë” dhe “të pashmangshëm”, ndërsa e ka falënderuar Spahnin për kontributin në drejtimin e grupit parlamentar dhe në punën e koalicionit qeverisës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com