Botërori solli shumë emocione – fotografët i zgjedhin shkrepjet e

0%

Shpërndaje në: Kupa e Botës në futboll është një prej ngjarjeve më komplekse për fotoreporterët sportivë. Nuk është thjesht për rezultate të ndeshjeve. Ka politikë, ekonomi, kulturë, të drejta të njeriut, festë, nacionalizëm e spektakël. Të gjitha mund të shpërfaqen brenda sekondash. Edicioni i sivjetmë i Botërorit u mbajt në tri shtete e zona të shumta kohore.

Për herë të parë pati më shumë se 40 ndeshje. “Associated Press” si një prej agjencive më të mëdha të botës, edhe përmes fotografive arriti t’i kapte momentet kryesore.

Fansat amerikanë festojnë fitoren kundër Bosnjë-Hercegovinës – Kansas, 1 korrik Fotografi Charlie Riedel: “Turneu ka bashkuar botën si banorët lokalë e vizitorët ndërkombëtarë që të kenë shansin ta njohin njëri-tjetrin më mirë. Me të vërtetë e bëri botën më të vogël”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sphephelo Sithole i Afrikës së Jugut e Jonathan David i Kanadasë luftojnë për një top – Los Angeles, 28 qershor Fotografi Mark Terrill: “Një nga sfidat e mbulimit të ngjarjeve të mëdha, qoftë Botëror apo Olimpiadë, është përpjekja për t’u treguar njerëzve diçka që s’e kanë parë kurrë më parë”.

Aiden O’Neill i Australisë në luftë me Matias Galarzan e Paraguait gjatë ndeshjes së Grupit D – San Francisco, 25 qershor Fotografi Eugene Hoshiko: “Gjithmonë është privilegj të dokumentosh momente që bëhen pjesë e historisë së futbollit dhe të krijosh fotografitë që njerëzit do t’i mbajnë mend”.

Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Autogoli që solli vrasjen e Escobarit pas Botërorit 1994 Cristiano Ronaldo i Portugalisë feston pas golit të parë në ndeshjen me Kroacinë – Toronto, 2 korrik Fotografia Stephanie Scarbrough: “Është kaq emocionuese të shohësh njerëz nga e gjithë bota të mbledhur në një vend, të veshur me ngjyrat e kombit të tyre, duke kënduar në gjuhët e tyre amtare dhe të bashkuar nga dashuria për futbollin” Portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa, u rikthye në fushë pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Çekisë – Mexico City, 24 qershor Fotografja Silvia Izquierdo: “Nganjëherë momentet më të qeta shfaqin emocionet dhe anën njerëzore të ndeshjes”.

Wilfried Singo i Bregut të Fildishtë godet me gërshërë teksa Alan Franco i Ekuadorit përpiqet të godasë me kokë – Filadelfia, 14 qershor Fotografi Matt Slocum: “Kjo foto është kujtesë e thjeshtë se çka bëjmë më së miri”.

Emam Ashour i Egjiptit shënon golin hapës ndaj portierit australian Patrick Beach – Teksas, 3 korrik Fotografi Julio Cortez: “Kjo fotografi vlen sepse të jep pamje më intime të asaj që ndodh brenda rrjetës gjatë momenteve të shënimeve në ndeshjet e rëndësishme”.

Lojtarët e Kongos dhe stafi luten pas ndeshjes me Uzbekistanin – Atlanta, 27 qershor Fotografi Mike Stewart: “E ndjek çdo ndeshje siç bëj me çdo ngjarje tjetër sportive apo tjetër çka. I pres momentet”.

Raul Jimenez i Meksikës feston pas golit të dytë të shtetit të tij në ndeshjen hapëse ndaj Afrikës së Jugut – Mexico City, 11 qershor Fotografja Natacha Pisarenko: “Në Botëror gjithçka është ndryshe, se si turmat nga secili shtet shfaqin emocionet. Ju mësoni kultura të reja, gjëra të reja për kulturën e secilit shtet”.

Edhe Botërori 2026 5 d. më parë Botërori e ndryshoi Norvegjinë, e ndryshoi Haalandin Erling Haaland i Norvegjisë dhe Harry Kane i Anglisë përqafohen në fund të ndeshjes çerekfinale – Miami, 11 korrik Fotografja Rebecca Blackwell: “Mund të tingëllojë e shëmtuar, por për mua është moment lidhjeje dhe vlerësimi botëror”.

Erling Haaland shënon golin e dytë në portën e Alisson Beckerit të Brazilit – New York, 5 korrik Fotografi Frank Franklin II: “Fansat, energjia, gara është larg mbi atë që zakonisht e pres në vende të tilla”. Yasin Ayari i Suedisë feston pas golit të tij në ndeshjen ndaj Tunizisë – Meksikë, 14 qershor Fotografi Moises Castillo: “Kjo Kupë Bote është përzierje që pasqyron migrimin global”.

Alex Freeman i SHBA-së shënon golin e dytë ndaj australianit Patrick Beach – Seattle, 19 qershor Fotografja Lindsey Wasson: “Për mua sigurisht ka qenë element i krenarisë – të qenit nga zona e Seattlet dhe të kesh botën këtu”.

Malik Tillman i SHBA-së shënon gol nga gjuajtja e lirë ndaj Bosnjë-Hercegovinës – San Francisco, 1 korrik Fotografi Martin Meissner: “I mbuloj ndeshjet e Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve qe 3 vjet. Por Kupa e Botës, që është çdo katër vjet, është absolutisht kryesorja”.

Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë “Nuk ishte e lehtë”, Neymari qau për orë të tëra pasi u ftua në Botëror Jacob Shaffelburg i Kanadasë feston pas autogolit të Mohamed Manait të Katarit – Vancouver, 18 qershor Fotografja Abbie Parr: “E dua mbulimin e Botërorit sepse nuk kam mbuluar kurrë ndonjë ngjarje që e bashkon botën kaq shumë sa kjo”.

Cristiano Ronaldo feston me bashkëlojtarët pas golit ndaj Uzbekistanit – Houston, 23 qershor Fotografja Ashley Landis: “Mund ta ndiesh emocionin, mund ta ndiesh çlirimin nga ai tek po i përmbushte pritshmëritë”.

Burimi: Koha