Aktivistja në protestën 49-ditore rikujton kërkesat ndaj qeverisë:

0%

Një aktiviste e protestës qytetare që po zhvillohet prej 49 ditësh ka rikujtuar pikat kryesore të parashtruara nga protestuesit ndaj qeverisë.

Ajo u shpreh se kërkesat përfshijnë “dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë”, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, me synim ndryshime kushtetuese që, sipas saj, do të garantonin barazinë e qytetarëve para ligjit.

Mes kërkesave të tjera, aktivistja përmendi ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për financimin e partive politike, si dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Ajo tha gjithashtu se protestuesit kërkojnë anulimin e ligjeve që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, “Paketën e Maleve” dhe investimet strategjike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Këto janë pikat që qytetarët i kanë parashtruar dhe për të cilat vijon protesta”, deklaroi aktivistja.

Burimi: Bota Sot