A është ky fundi i një ikone të madhe automobilistike?

0%

E ardhmja e modelit legjendar Lancia Delta është vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi emri i saj nuk figuron më në planet e ardhshme të kompanisë Stellantis deri në vitin 2030. Prej vitesh, rikthimi i Deltës ishte konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme për ringjalljen e markës italiane Lancia.

Në vitin 2021 ishte paralajmëruar se modeli do të rikthehej si një automjet tërësisht elektrik dhe ishte planifikuar të prezantohej rreth vitit 2028.

Megjithatë, në prezantimin më të fundit të strategjisë së Stellantis për modelet e ardhshme, Lancia Delta nuk përmendet fare, ndërsa në listë shfaqet vetëm modeli i ri Lancia Gamma, i cili pritet të zgjerojë ofertën e markës së bashku me Ypsilon. Ky zhvillim ka zhgënjyer shumë adhurues të markës, pasi Delta ka një histori të jashtëzakonshme në industrinë e automobilave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Veçanërisht versioni Lancia Delta HF Integrale u bë një legjendë falë sukseseve të shumta në garat e rally-t gjatë viteve ’80 dhe ’90. Fillimisht ishte menduar që Delta e re të ishte një model elektrik sportiv, që do të përfaqësonte një epokë të re për Lancia-n.

Por ndryshimet strategjike brenda Stellantis dhe fokusimi më i madh te modelet më fitimprurëse kanë ngritur dyshime nëse ky projekt do të realizohet ndonjëherë.

Për momentin, Stellantis nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për anulimin e Deltës, por mungesa e saj në planet afatgjata ka bërë që shumë ekspertë të automjeteve të mendojnë se rikthimi i kësaj ikone mund të jetë shtyrë ose edhe braktisur.

Burimi: Telegrafi