Zjarr i madh pranë Madridit

0%

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe izolimin e banorëve në veri të kryeqytetit spanjoll. Një burrë u arrestua të enjten (16 korrik), nën dyshimin se i vuri qëllimisht zjarrin që shpërtheu në komunën Lozoyuela, bëri të ditur për radion Cadena SER përfaqësuesi i qeverisë në Madrid.

Deri të premten, zjarri mbeti jashtë kontrollit, ndërsa autoritetet po monitoronin me kujdes kushtet e motit, të cilat konsiderohen faktor kyç në përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll. Zjarri pyjor ka përfshirë rreth 700 hektarë sipërfaqe në zonën e Lozoyuelas.

Agjencia Meteorologjike e Spanjës (AEMET) paralajmëroi se temperaturat do të fillojnë të rriten sërish nga e shtuna, ndërsa në disa pjesë të brendshme të Andaluzisë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi