Zhduket një e mitur në Viti dhe një burrë në Gjakovë

0%

Shpërndaje në: Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e kaluara. Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Viti. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor. Ndërkohë një burrë është raportuar i zhdukur në Gjakovë.

“Ankuesja ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë. Të dyja rastet janë nën hetime.

Burimi: Koha