Theret një person në Podujevë

0%

Shpërndaje në: Një person është therur në sheshin e Podujevës të premte në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, për rastin është arrestuar një i dyshuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 19 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në Podujevë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Policia.

Burimi: Koha