Pse Tuchel refuzoi ta aktivizonte Mainoon në Botëror? Zbulohet e

0%

Misteri rreth mungesës së minutave për Kobbie Mainoo në Kupën e Botës duket se është sqaruar, pasi kanë dalë në dritë detaje të reja nga grumbullimi i kombëtares angleze. Mesfushori i Manchester United, i cili ishte një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës në fundin e sezonit 2025/26, kishte marrë vlerësime të mëdha nga Thomas Tuchel para nisjes së turneut.

Pasi u rikthye në listën prej 35 lojtarësh të Anglisë për miqësoret ndaj Uruguait dhe Japonisë në mars, Tuchel deklaroi se Mainoo kishte qenë një pjesë shumë e rëndësishme e ecurisë së jashtëzakonshme të Manchester United nën drejtimin e Michael Carrick.

Dy muaj më vonë, 20-vjeçari u përfshi edhe në listën përfundimtare prej 26 futbollistësh për Kupën e Botës dhe shumëkush priste ta shihte në mesfushë përkrah Declan Rice dhe Elliot Anderson. Madje, teksa Rice po përballej me probleme fizike, gjithçka linte të kuptohej se Mainoo do ta niste si titullar ndeshjen ndaj Ganës më 23 qershor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai kishte luajtur përkrah Anderson gjatë seancave stërvitore dhe, sipas Daily Mail, brenda kampit të Anglisë ekzistonte bindja se do të aktivizohej në sfidën e dytë të fazës së grupeve. Megjithatë, Tuchel vendosi t’i besonte sërish Rice. Raporti shton se trajneri gjerman nuk kishte mbetur i kënaqur me paraqitjet e Mainoo gjatë stërvitjeve.

Gjithashtu, thuhet se mesfushori u bë gjithnjë e më i zhgënjyer me kalimin e turneut. Sipas raportimeve, ai ishte “gjithmonë lojtari i parë që largohej i vetëm nga stadiumi pas ndeshjeve, me kufje në vesh”.

Ylli i Anglisë kritikon Tuchelin për taktikat e tij ndaj Argjentinës Më herët, edhe ish-trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, e kishte kritikuar Mainoon duke thënë se ai nuk po bënte mjaftueshëm gjatë stërvitjeve.

Ndërkohë, një raport tjetër nga The Athletic pretendon se disa persona brenda kampit mendonin se Mainoo “thjesht nuk kishte bërë mjaftueshëm” për të fituar besimin e Tuchel, i cili madje preferoi të aktivizonte Reece James në mesfushë kur Declan Rice po vuante nga një dëmtim./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi