Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim zyrtar ndaj

0%

FIFA po shqyrton mundësinë e marrjes së masave disiplinore ndaj Argjentinës, pasi disa lojtarë të saj shfaqën një pankartë me mesazh politik pas fitores 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes së zhvilluar të mërkurën, disa futbollistë argjentinas u panë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin “Las Malvinas son Argentinas”, që në shqip do të thotë: “Ishujt Falkland janë argjentinas”. Mes lojtarëve që mbanin pankartën ishin Lisandro Martinez, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso.

Mesazhi i referohej konfliktit të vitit 1982 mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, luftë në të cilën humbën jetën 649 argjentinas dhe 255 britanikë. Ishujt Falkland janë një Territor Britanik i Përtejdetit në Atlantikun Jugor, por prej dekadash mbeten objekt i një mosmarrëveshjeje për sovranitetin mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rregulloret e FIFA-s ndalojnë qartë shfaqjen e mesazheve politike gjatë aktiviteteve futbollistike. Madje, në vitin 2014, Federata Argjentinase e Futbollit ishte gjobitur me 20 mijë funte nga FIFA pasi futbollistët kishin shfaqur të njëjtën pankartë para një ndeshjeje miqësore ndaj Sllovenisë.

Sipas The Guardian, zëdhënësi i kryeministrit britanik Keir Starmer konfirmoi se ai mbështet kërkesën e ministrit Peter Kyle që FIFA të hetojë incidentin.

Gjashtë yjet e Argjentinës rrezikojnë pezullimin nga FIFA për finalen e Botërorit Ndërkohë, një zëdhënës i FIFA-s deklaroi të enjten se organi qeverisës i futbollit botëror po analizon raportet e ndeshjes përpara se të vendosë nëse do të ndërmarrë masa disiplinore ndaj Argjentinës.

“Si pjesë e procedurës standarde, Komisioni i Pavarur Disiplinor i FIFA-s po shqyrton raportet e ndeshjes dhe po vlerëson të gjitha rrethanat përkatëse, përpara se të vendosë mbi hapat e mundshëm të mëtejshëm në përputhje me Kodin Disiplinor të FIFA-s”. Ky reagim i FIFA-s vjen pasi Qeveria e Ishujve Falkland kërkoi zyrtarisht vendosjen e sanksioneve ndaj Argjentinës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi