Shpërndaje në: Gjiganti turk i futbollit, Fenerbahçe, ka bërë të premten prezantinim zyrtar të transferimeve të këtij afati kalimtar: Vedat Muriqit, Nathan Akes dhe Mason Greenwodit. Muriqi, i transferuar nga Mallorca, ka thënë se është i nderuar dhe krenarë që do ta mbajë sërish fanellën e Fenerbahçes. Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit për fjalët e mira.
“Këto periudha të transferimit janë gjithnjë sfiduese. Në klub këtë e dinë më së miri. Si lojtarë ne e dimë madhështinë e Fenerbahçes dhe rëndësinë e kësaj steme. Jemi munduar të bëjmë më të mirën për të dëshmuar këtë. Si zakonisht, falënderoj anëtarët e bordit dhe tifozët e çmuar që më dhanë këtë mundësi sërish.
Mund të jeni të sigurt se do të tregoj sërish se jam i vlefshëm për këtë fanellë”, ka thënë Muriqi.
