Në prag të miqësores Basel – Juventus (luhet më datën 18 korrik, ora ), klubi italian ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion. Mes 27 emrave që janë thirrur, pikas Arman Durmishi. Qendërsulmuesi i Shqipërisë U-19, do të ketë shansin të bëjë debutimin me ekipin e parë te “Zonja e Vjetër”.
Edhe pse Durmishi është vetëm 18 vjeç, fakti që Juventusi e ka ftuar dhe i jepet besim, tregon se shqiptari po shfaq “sinjale” edhe për të ardhmen. Me Kombëtaren U-19, talenti Durmishi numëron 4 gola në 6 prezenca, statistika domethënëse.